Intel ka premtuar diçka të madhe më 2 Shtator ku me shumë gjasa do të lançojë gjeneratën e 11-të të procesorëve. Bëhet fjalë për procesorët Tiger Lake të cilët do të bazohen në arkitekturën 11-nanometër.

Ata do të pasojnë procesorët ekzistues 10-nanometër+ të cilët kanë debutuar me gjeneratën Ice Lake dhe duhet të konkurrojnë me seritë AMD Ryzen 4000 të cilët kanë avantazh të qarë me arkitekturën 7-nanometër.

Këtë vit AMD ka hyrë fuqishëm në tregun e laptopëve të punës dhe lojërave. AMD ka provuar se mund të konkurrojë në performancë dhe çmim.

Një tjetër arsye pse është një moment i rëndësishëm për Intel janë grafikat Xe të cilat kanë sfiduar vetë Nvidia MX350, një rezultat impresionues për grafikat e integruara.

Çipet Tiger Lake do të sjellë më shumë fuqi procesorike dhe grafike me konsum energjie prej 25W.

Lexo po ashtu:  Sime shoqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *