Vedat Muriqi mbetet në radarin e WBA.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm te Fenerbahce, me 15 gola të shënuara në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Forma e mirë e djaloshit nga Prizreni, ka bërë që shumë klube të vihen pas tij.
Një kalim i Muriqit në Premierligë është shumë i mundshëm, me WBA që po shpreh interesim për shërbimet e tij.

Sipas të përditshmes turke Sabah, WBA ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh apo 22 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.




