Rripi ka teknologjinë e re magnetike të karikimit dhe është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi. Me një karikim mund të zgjasë deri në 14 ditë.

Për herë të parë rripi fitnesit shumë popullor të Xiaomi, Mi Band, zyrtarisht do të shitet edhe jashtë Kinës. Deri tani për të blerë një Mi Band duhej ta bënit përmes tregut gri.

Por sot Xiaomi tha se Mi Smart Band 5 do të shite ndërkombëtarisht. Rripi i fitnesit vjen udhëzues ushtrimesh, matës së rrahjeve të zemrës, monitorim të gjumit, stresi dhe gjurmim të ciklit menstrual.

Rripi ka teknologjinë e re magnetike të karikimit dhe është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi. Me një karikim mund të zgjasë deri në 14 ditë.

Versioni global do të ketë gjashtë ngjyra të ndryshme ndërsa versioni Kinez ka tetë. Gjithashtu nuk ka NFC. Krahas rripit të fitnesit, Xiaomi prezantoi edhe kufjet e reja wireless Mi True Wireless Earphones 2 Basic. Ato kanë jetëgjatësi baterie prej 20 orësh ndërsa çmimi i tyre nuk u bë publik.

Lexo po ashtu:  Shtatë fakte për muzikën

Produktet e Xiaomi janë goxha të lirë dhe kanë cilësi të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *