Neymar vazhdon të ëndërrojë një rikthim te Barcelona.
Raportohet se zemra e sulmuesit brazilian ka një ëndërr, dhe ajo është që të bashkohet me Lionel Messin në ‘Camp Nou’.
Bisedimet e fundit për një zgjatje të mundshme të kontratës me PSG kanë hasur në pengesa, që lë të kuptohet se një largim është shumë i mundshëm.
Sulmuesi i dëshpëruar, besohet se po shikon një transferim në Camp Nou, pavarësisht daljes dramatike nga klubi tri vjet më parë.
Dhe sipas Mundo Deportivo, ai ka mbajtur kontakte të rregullat me Barcelonën, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se Neymar është transferuar te PSG në vitin 2017, për një shumë rekorde prej 222 milionë euro.