Përdoruesve u kërkua të dërgojnë para dhe u premtohej tu riktheheshin dyfishi i tyre pas. Hakerët besohet se kanë gjeneruar 118 mijë dollarë të ardhura nga kjo skemë.

Ditën e Mërkure Twitter tha se hakerët kanë vënë në shënjestër punonjësit e kompanisë duke fituar akses në mjete dhe sistem të brendshme dhe kompromentuar disa prej llogarive më popullore të rrjetit social.

Kompania tha se ishte një sulm i koordinuar i inxhinierisë sociale që me sukses kishte shënjestruar disa prej punonjësve. Deklarata e kompanisë është në kundërshti me një raport të Motherboard i cili thotë se hakimi ishte bërë i mundur falë ndihmës së një prej punonjësve të Twitter.

Pretendimet e medias janë të bazuar në një intervistë me një prej hakerëve. Sulmi nisi ditën e Mërkure kur llogari të profilit të lartë si Joe Biden dhe Kim Kardashin filluan të postonin lidhje për tek një llogari në bitcoin.

Përdoruesve u kërkua të dërgojnë para dhe u premtohej tu riktheheshin dyfishi i tyre pas. Hakerët besohet se kanë gjeneruar 118 mijë dollarë të ardhura nga kjo skemë.

Lexo po ashtu:  Bylusi, ilir apo grek? Emërtimet greke, greqishte, greqi nuk përmendet fare në Iliadët dhe Odisenë e Homerit, ndërsa përmendet 24 herë emërtimi DARDAN,

Mbi të gjitha hakimi zbuloi se punonjësit e Twitter kanë goxha kontroll mbi llogaritë e përdoruesve duke vënë në dyshim sigurinë e tyre. Mjetet e brendshme të punonjësve që u hakuan ishin për mbylljen e llogarive dhe ndryshimin e e-mail-eve.

Twitter tha se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kufizuar aksesin në sisteme të brendshme. Në 2017-ën një situatë e ngjashme çoi në mbylljen e llogarisë së presidentit Amerikan Donald Trump për 11 minuta.

Dhe në 2019-ën Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi arrestimin e dy punonjësve të Twitter për përgjim për llogari të Arabisë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *