Ndryshimet synojnë ta bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve të Google pa qenë nevoja të kapërceni nga një aplikacion tek tjetri, apo nga një tab tek tabi tjetër.

Gjiganti i motorit të kërkimit Google prezantoi një ridizajnim madhor të Gmail për përdoruesit e biznesit G Suite.

Në fakt aplikacioni nuk është më Gmail më shumë sesa një aplikacion ku unifikohen platformat e komunikimit të Google si Gmail, Chat, Rooms dhe Meet.

Dizajni i ri është i disponueshëm në fazë eksperimental për përdoruesit e G Suite dhe drejt fundit të vitit do të ofrohet zyrtarisht. Sa i përket Gmail për konsumatorët individualë, shumë pak do të ndryshojë në periudhën afatshkurtër.

 

Ndryshimet synojnë ta bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve të Google pa qenë nevoja të kapërceni nga një aplikacion tek tjetri, apo nga një tab tek tabi tjetër.

Përfitimet janë të shumta sepse tani përdoruesit duke përdorin opsione si Do Not Disturb mund ta aktivizojnë tek të gjithë shërbimet nga një hapësirë e vetme.

Lexo po ashtu:  Tradita arbëreshe: Keza, kur vajza arbëreshe bëhet grua

Ashtu si Microsoft po mundohet të shtrijë dominancën e Office 365 për të shtyrë përdoruesit drejt adoptimit të Teams, Google po përdor popullaritetin e Gmail për të bërë të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *