Elena Lucrezia Peshkopia është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi dhe e cila është me origjinë shqiptare, shkruan MekuliPress.com

Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, njëri prej universiteteve më të vjetra dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve në jetën e saj.

Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederic Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Xhami i pikturuar ku është portretizuar Elena Peshkopia në Nju Jork

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia.

Shkolla e shqiptarëve në Venecia

Shkolla ku Elena mësoi ishte themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë në 22 tetor, 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve, deri në fund të shekullit XVIII-të.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Varri monumental i Kapllan Pashës, pjesë e emblematikës së monedhave

Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku dhe institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrime përfshiheshin edhe gratë të cilat pastaj mund edhe të përfitonin.

Godina e shkollës ishte e dizajnuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e godinës dhe dekorin e fasadave të shkollës. Pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është e lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejtë perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.

Elena, e talentuar edhe në muzikë vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës.Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës në 25 qershorë, 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë. Ajo u bë një lektore në Matematikë, në Universitetin e Padovës, ku edhe qëndroi deri të fund të jetës së saj të shkurtër.

Lexo po ashtu:  DISA KARAKTERISTIKA TË SISTEMIT JURIDIK ANGLEZ, ME THEKS TË VEÇANTË E DREJTA (PROCEDURËS) PENALE

Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik, të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës, në Padova të Italisë.

Statuaj e Elena Peshkopisë

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *