Skerdilajd Zaimi

Sot në Tiranë është organizaur një ceremoni me rastin e 10-vjetorit  të anëtarësimit të vendit në NATO. Organizata në fjalë është me natyrë ushtarake dhe është krijesë e Europës Perëndimore, çka nënkupton se cilidoqoftqë zotimi i shqiptarëve në të, zemra e saj qëndron tjetërkund. Një dekadë është kohë e mjaftueshme për të bërë një bilanc.

Në 10 vjet të hyrjes së vendit tonë në NATO Shqipëria nuk u bë më e mirë. Ajo është e sigurtë në kuptimin konvencional, pra nga rreziqet e jashtme, por kjo ka të bëjë me rrezen e autoritetit të Perëndimit dhe jo me ndonjë aspekt tjetër. Impikimet e rreziqeve konvencionale nuk qëndrojnë më në këmbë dhe për këtë mjafton të shohësh sesi vetë Aleanca po ndryshon qasjen dhe po flet për rezikun e luftës hibride, luftës informative etj..Për këtë arsye ngazëllimi i shtirur i politikës shqiptare për pjesëmarrjen në Aleancës gjen kuptim vetëm te kultura e servantit që karakterizon Tiranën zyrtare.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shqipëria përgatitet që të nisë veprën e rëndësishme të bazës së NATO-s në Kuçovë, që do të jetë ndër më të mëdha të aleancës në këtë rajon dhe më moderne. Do të jetë një bazë e rilindur. Një rajon që pas 100 viteve luftë, falë edhe NATO-s, Ballkani gëzon sot më në fund, një periudhë paqe, ripajtimi dhe bashkëpunimi. Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës.

Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar,tha ndër të tjera në fjalën e rastit Kryeministri Edi Rama. 

Lexo po ashtu:  Policia e Kosovës nxitë ndasi dhe urrejtje ndëretnike

Do të besohej sadopak kjo gjë nëse Shqipëria do të ishte kontribuese serioze në aleancë dhe jo konsumatore e saj, ku jep trupa për misione paqeruajtëse në botë që shërbejnë si simbole të përdorimit për qëllime të brendshme politike. Do të besohej nëse p.sh kryeministri do të deklaronte se sa është buxheti për “bazën e rilindur të Kuçovës” dhe duke sqaruar qëllimin e saj që deri më tani është shpallur se do të jetë për qëllime furnizuese. Dhe do të besohej serioziteti nëse ministrja e Mbrojtjes do të merrte mundimin të ishte e saktë kur fliste për anëtarësimin në Aleancë, për të cilin nuk u deshën “dekada të tëra” siç tha ajo, por vetëm 15 vjet.

Fjalët e mëdha janë shenjë dobësie. Dhe ironia e pafuqisë së Shqipërisë në një aleancë ku vetëm merr dhe jep shumë pak, ose jep në formën e çirakut, u pa edhe sot me kalimin mbi Tiranë të avionëve ushtarakë, të cilët nuk janë pjesë e forcave tona të armatosura. Ato janë pjesë e kredisë së sigurisë që Perëndimi jep në një Shqipëri që nuk kërcënohet veç nga vetvetja. 

Lexo po ashtu:  SHTETI NUK ËSHTË PRONË PRIVATE

Nga korrupsioni, nga rrudhja demografike, nga tensionet sociale, nga shëprndarja e padrejtë e pasurisë kombëtare, nga pasiguria për pronë, nga zhveshja pra tërësore e shqiptarit nga ndjesia se ky vend i përket Atij, apo ai është aksioner ekonomik në Shqipëri.

Shqipëria nuk e ka fuqinë të ndryshojë kursin e historisë për veten e saj. Historinë e saj e përcaktojnë të tjerët. Ky është fati i vendeve të vogla që vuloset edhe më fort ku ato rastisin të jenë joseriozë me historinë e tyre siç është Shqipëria. Zoti Rama, nëse do të ishte vërtet burrë shteti, do të tregohej pak më i kujdesshëm kur aludon për gjithfarë gjërash, pasi historia e shqiptarëve ka disa ngjyra, një shumësi lidhjesh historike e kulturore, që janë aty dhe nuk mund të asgjësohen nga politikanë kalimtarë. Politkanët shqiptarë flasin me dorë në zemër si filoperëndimorë, por ata janë kampionë të veseve më negative të Orientit siç identifikohej ai dikur:  të korruptuar, oportunistë dhe që i paguhen blerësit më të parë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Fjalë si këto të këtij kryeministri nuk ofrojnë asnjë garanci. Ato kumbojnë vetëm brenda kazanit të politikës së ditës. Janë në fakt kambiale për sigurinë personale në politikë. Nuk i qëndrojnë historisë së këtij vendi, sepse përndryshe çdo burrë shteti dotë shqetësohej apo mendonte se po lë pas një vend të angazhuar ushtarakisht, në një kohë të pasigurive të mëdha, në një botë që po ristrukturon raportin e forcës.

Lexo po ashtu:  Kosova e mbuluar me fantazma të reja

Ky 10 vjetor shërben edhe për ta parë në sy, apo lakuriq, të ashtuquajturën demokraci shqiptare.  E cila nuk kuptohet te detyrimet qytetare, por te çlirimi i plotë që të jep qyli dhe parazitizmi. Shqipëria, duhet ta pranojmë, është një shtet parazitar, që jeton me serume të huaja, në ekonomi, siguri dhe mirëqenie sociale.

Përndryshe do të kishim sot një demonstrim të shoqërisë civile kundër Aleancës siç ka në të gjitha vendet. Do të kishte Shqiëpria pacifistë që janë kundër garës së armatimit, do të kishte nga ata që e duan vërtet mjedisin dhe dalin kundër instalimeve masive ushtarake. Siç ndodh gjetkë. Asgjë nga këto. Shqipëria është në NATO dhe kjo kalon me një ceremoni zyrtare dhe kryeqytetin që gëlon nga kafenetë plot. Që refuzon të mendojë sepse dikush tjetër e ka bërë përherë këtë gjë për të. Jemi në NATO. Ishim në Traktatin e Varshavës. Më vonë ecëm me forcat tona. Nesër ku i dihet. Çdo gjë mund të eksperimentohet, mjafton që kafenenë mos të na e prekë kush. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *