Kjo është piktura në hollin Kuvendit të Kosovës që përmban elemente kombëtare e që konoton historinë e shqiptarëve dhe luftërat e tyre për liri e për bashkim kombëtar, shkruan e pavarura MekuliPress.com
Dhe është mu kjo piktura që i pengoj Beogradit, klasës politike shqiptare dhe Listës Serbe. Paçka, kjo pikturë edhe u konzervua, e u mbështell, me zhele e harrna për hatër të Serbisë së Ivo Andriqit, Vaso Qubrilloviq, Dobrica Qosiqit, Aleksandër Rankoviqit, Slobodan Millosheviqit e Aleksandër Vuçiqit. Sot, në ballë të hallës së Kuvendit të Kosovës, në vend të pikturës ikonike, shifet një pëlhurë/zhele, e nën të e fshehur nga publiku, fshihet piktura me elementet e kombit shqiptar që sikur rrënkon e rrëthet për me u çliru e me u pa, me u dok e me e pasuru, e me ushqy hapsirën publike të Kosovës shumëkulturore… /MekuliPress.com/ Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress