Pesë shprehje nga letërsia për të kremtuar pranverën
“Kur vjen pranvera, edhe ajo e gënjeshtërta, problemet zhduken dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është të jesh i lumtur. Vetëm njerëzit mund të ta prishin ditën në pranverë. Njerëzit janë gjithmonë ata që i vënë kufi lumturisë, përveç ca pakëve që janë po aq të mirë sa pranvera vetë”.
― Ernest Hemingway
“Ishte një nga ato ditët e marsit kur dielli nxeh, por era fryn e ftohtë: kur është verë në dritë dhe dimër në hije”.
― Charles Dickens
“Pavarësisht ikjes së viteve dhe plakjes së pashmangshme, unë gjithmonë do ta mbjell kopshtin në pranverë. Kush mund t’i rezistojë ndjenjës së shpresës, gëzimit, rilindjes së natyrës?”
― Edward Giobbi
“Natyra e vërtetë e zemrës njerëzore është si moti në pranverë. Edhe kur premisat janë për shi me gjyma, papritur retë largohet dhe qielli kthjellohet”.
― Maya Angelou
“Nëse njerëzit nuk do ta donin njëri-tjetrin, për çfarë të na duhet pranvera?”
― Victor Hugo /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress