Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Facebooku ka premtuar masa për videot direkte, dy javë pasi një sulmues përdori rrjetin social për të transmetuar sulmin që po e kryente në dy xhami të Zelandës së Re. 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se rrjeti social është pajtuar me thirrjet e shteteve që të bëjë më shumë sa u përket masave në platformat e saj. 50 persona u vranë në Christchurch dhe videoja e sulmit ishte shikuar 4 mijë herë para se ta fshinte Facebooku. 

Derisa ka bllokuar faqet e ekstremit të djathtë, Facebook ka thënë se është duke shqyrtuar krijimin e disa rregullave para se përdoruesit të fillojnë videot e drejtpërdrejta.

Facebooku njoftoi se videon e sulmit e shikuan më pak se 200 përdorues, ndërsa përdoruesi i parë që raportoi për videon ishte 12 minuta pas përfundimit të videos. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Tef Palushi, mjeshtri i barsoletave antikomuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *