Shoqata 22 Nëntori në Manastir është angazhuar për të rinovuar kulmin / qatinë e Skollës fillore shqipe në fshatin Llëzhec, Komuna e Manastirit në Makedoni.

Kryetarja Sibela Alimovska, pra Shoqata ka ofertë solidare nga një firmë ndertimore për ta ndërtuar kulmin e ri për 10 mijë Euro. Vetëm 50 mijë Denarë / rreth 850 Euro / i ka dhënë Komuna e Manastirit, ndërsa 7.000 Euro janë mbledh nihma nga bizneset dhe qytetarët vullnetmirë. Shoqatës i duhen edhe 1.500 Euro ndihmë që ta ralizojnë këtë projekt dhe të mos u pik më shiu në klasë nxenësve.

MekuliPress uron të ketë altrustë vullnetmirë që do të ndihmojnë të grumbullohen edhe këto 1.500 Euro.

Ndihmat duhet transferuar në xhorollagarinë bankare:

Pranuesi: Shoqata joqeveritare 22 Nëntori
Konto-nr.: 50000000064110
Banka-Stopanska ad. Bitola
IBAN: MK07500722000005743
SWIFT: STBBMK22

Që të kemi informacion kur po dhurohen 1.500 Euro, preferoj të bëjmë informim publik. Nëse ndokush nuk dëshiron t’i publikohet emri, mund të më informon në privat, që ta përmbyll këtë lutje për ndihmë.

Lexo po ashtu:  Shembja e Teatrit Kombëtar, ambasadorja amerikane i shkon Ramës në zyrë

Paraprakisht ju falënderojmë për ndihmë të dhuruar.
Sigursiht, edhe nxenësit shqiptarë në atë Fshat aq të „largët“ në Manastirin e Kongresit të Alfabetit, do na jenë mirënjohës.
Falënderoj edhe Kryetaren Sibela për këtë angazhim patriotik!

***
Për informim mund t’i drejtoheni tek Sibela:

https://www.facebook.com/sibela.alimovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *