Vaksina ruse që u konfirmua pak ditë më parë si e sigurtë dhe efektive për pacientë e infektuar me COVID-19 ka ngjallur shumë debate, pasi shtetet e tjera nuk besojnë të jetë testuar si duhet.

Ndërkohë që të gjithë janë vënë kundër Putin për vaksinën e parë kundër koronavirusi, mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës së re ruse.

Bëhet fjalë për profesor, Alexander Chuchalin, i cili braktisi këshillin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi bëri një sulm të ashpër ndaj ilaçit të ri “Sputnik V” që thuhet se mund të ndikojë në kurën ndaj koronavirusit.

Chuchalin ka akuzuar dy mjekët kryesorë që janë përfshirë në studim, duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës. Më tej ai përmendi emrin e Profesorit Alexander Gintsburg, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, dhe Profesorin Sergey Borisevich, kolonel mjekësor dhe virolog i lartë i ushtrisë Ruse, të cilët ishin akademikët kryesorë që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.

Lexo po ashtu:  Arben Vitia: Ju lutem rrini në shtëpi, kështu fitojmë betejën me COVID-19

“A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë sic duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë.”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra./TheSun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *