Vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump, ka vdekur të shtunën në mbrëmje në moshën 71-vjeçare. I ndjeri ishte i shtrirë në një spital të Nju Jorkut. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenti amerikan përmes një deklarate.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vizitoi vëllanë e sëmurë në spital të premten pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Robert Trump është i sëmurë rëndë. Zyrtarët ende nuk e kanë publikuar shkakun e vdekjes, shkruan The Guardian.

“Me zemër të rënduar e ndaj lajmin se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më imirë. Ai do të na mungojë shumë, por ne do të takohemi përsëri. Kujtimi për të do të vazhdojë të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua. Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump.

Robert Trump raportohet se ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv për disa ditë gjatë muajit qershor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Lexo po ashtu:  Zbulohen plagjiaturat e Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit

Në të njëjtin muaj, ai dorëzoi një padi në përpjekje për bllokimin e botimit të librit të mbesës Mary, ku tregohen shumë gjëra rreth familjes Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *