Po kontrolloja detyrat e shtëpisë së nxënësve një natë pas darkës. Burri im ishte ulur pranë, duke luajtur “Candy Crush Saga” në telefonin e tij.

Papritmas, sytë mu mbushën me lotë.

“Pse po qan e dashur?” më pyeti burri.

“Dje u kërkova nxënësve të klasës time një hartim me temë, “Dëshira ime”, i thashë. “OK, dhe çfarë të bën për të qarë?” Pyeti ai përsëri, duke mbajtur njërin sy te loja e tij.

“Hartimi i fundit më preku aq shumë, sa më bëri të qaj.”

“Po çfarë ka për të qarë në atë hartim?”

“Dëgjo, do ta lexoj ta dëgjosh dhe ti”, u përgjigja, duke fshirë sytë.

“Prindërit e mi i duan shumë smartfonët e tyre. Ata kujdesen për smartfonët e tyre aq shumë saqë nganjëherë harrojnë të kujdesen për mua.

Kur babai im vjen në shtëpi nga puna i lodhur, ai ka kohë për smartfonin e tij, por jo për mua.

Kur prindërit e mi kanë ndonjë punë të rëndësishme dhe telefonat e tyre tringëllojnë, atyre u përgjigjen menjëherë, por mua jo, nuk më përgjigjen … as atëherë kur qaj.

Lexo po ashtu:  OSBE: Dhuna ndaj grave dominon në shoqëritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë

Ata luajnë lojëra në telefonat e tyre, por jo me mua.

Kur ata po bisedojnë me dikë në telefonat e tyre, ata kurrë nuk më dëgjojnë, edhe nëse unë po them diçka të rëndësishme.

Pra, dëshira ime është që të bëhem një smartphone. ”

Tani ishte burri im i cili fshiu sytë.

“Kush e shkroi këtë?” Pyeti në heshtje.

E shikova burrin tim në sy dhe i thashë …

“Djali ynë.”

Le të mos sakrifikojmë familjen tonë dhe marrëdhëniet në ndjekje të gjërave materiale. Smartfonët janë këtu për t’na bërë jetën më të lehtë por jo të na kontrollojë, të na bëjë të varur dhe të paaftë.

Nuk është asnjëherë vonë për t’u kthyer në një jetë të vërtetë familjare, përsëri në ditët e hershme kur nuk kishim internet dhe lojra kompjuterike.

Hiqeni nga duart atë telefon për pak kohë. Bisedoni me fëmijët tuaj, bashkëshortin tuaj ose miqtë tuaj. Krijoni një shembull të mirë për fëmijët tuaj.

Lexo po ashtu:  Tri gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë para orës tetë të mëngjesit

Çfarëdo që të bëni, ata gjithashtu do t’ju imitojnë, do ta bëjnë si ju. Bisedoni me njerëzit që doni dhe sigurohuni që ata të ndihen të dashur dhe ju mund të merrni shumë dashuri prej tyre.

A mund t’ju japë dashuri telefoni juaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *