Sot po thuhet se qeveria shqiptare qenka marrë vesh me qeverinë greke, që emigrantët të cilët presin në radhë prej 5 ditësh, të hyjnë në Greqi.

Pra, ja që paska qenë e mundur të bëhet diçka.

Por u desh reagimi i gjerë i qytetarëve, të majtë e të djathtë, nga gjithë Shqipëria, që të fillonin të lëviznin shushunjat e politikës.

Politikanët e vjetër nuk i bëri të veprojnë vuajtja e njerëzve nëpër makina, në zhegun e gushtit që plas dhe gurin. Madje as vdekja e një fëmije.

Pushtetarët mendojnë se pushtetin dhe paratë që marrin, nuk i marrin për t’i shërbyer atyre që vuajnë e hasin probleme, po se janë “të mençur e të merituar”.

Ndërsa njerëzit që vuanin në kufi nuk harruan t’i shajnë e t’i ironizojnë, si injorantë që fajin e kishin vetë, si njerëz që nuk e kuptojnë që “s’kemi ça i bëjmë grekut”.

Ja që paska qenë e mundur zgjidhja. Por u desh reagimi i shumicës që zakonisht hesht. Kur kjo shumicë reagon, Ramës i dridhen poturet, dhe gjithë ministrat që varen aty.

Lexo po ashtu:  “Nëse nuk zgjerohet BE-ja, do të zgjerohet Rusia”

Kur kjo shumicë hesht, heshtjen ia interpretojnë si miratim, dhe vazhdojnë shullëhen në luks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *