Ambasadori i Gjermanisë në Greqi, Ernst Reichel, postoi në rrjetet e tij sociale Ali Pashë Tepelenën duke shkruajtur se ai ishte udhëheqësi i Janinës, i cili u rebelua kundër Perandorisë Osmane, u vra dhe u preu kokë, pasi ëndërroi të krijonte një shtet të pavarur në rajon.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një postim i tillë u prit me reagime të shumta nga qytetarët grekë, të cilët e quajtën provòkim.
Sipas tyre, në vend që të bëjë postime duke komentuar polemikën Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor, është e papranueshme që të bëhen referenca të tilla për popullin grek. Në komentet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit gjerman.






