Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit për formimin e qeverisë së re. Zaev tha se ai do ta udhëheq qeverinë për katër vitet e ardhshme.
Zaev tha se marrëveshja e arritur mes dy liderëve do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e partisë.
Zaev gjatë prezantimit të tij bëri të ditur edhe pikat në të cilat do të bazohet qeveria e re.
“Së bashku vendosën që lufta kundër KOVID_19 duhet të mbetet prioritet i parë kryesorë në sistemin shëndetësorë. Do të shfuqizohet qeveria e Përzhinos. Do të punohet në reformat e kërkuara nga BE”, tha Zaev.