Eurodeputetja shqiptare     e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet Artikut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se një nga çështjet më problematike të Arktikut është shkrirja e akujve

Kokalari thotë se mezi pret të fillojë në pozicionin e rëndësishëm për të ndihmuar edhe vendin që ajo përfaqëson, Suedinë, që është gjithashtu vend arktik.

Postimi i Kokalarit:

Unë jam emëruar në përgjegjësinë e grupit tim për çështjet e Arktikut dhe do të zhvilloj politikat tona dhe do të negocioj një raport për mundësitë dhe sfidat e sigurisë në Arktik.

Akullii i detit po shkrin dhe ka pak vende ku ndryshimi i klimës ka po aq efekt sa këtu.

Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak.

Ne kemi nevojë për më shumë për bashkëpunim ndërkombëtar në fushë.

Lexo po ashtu:  Thënie për nënën, fjala më e bukur në buzët e njeriut

Mezi pres të punoj për këto çështje, të cilat janë të rëndësishme edhe për Suedinë si vend Arktik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *