Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllën kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zanë, zhurmë e jetë.

E ai diell prëndvere i ri shprazet në shtëpija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

Lexo po ashtu:  “Më arrestoni”- Biznesmeni miliarder sfidon autoritetet dhe hap fabrikën e prodhimit të makinave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *