Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.

Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

Hermann Hesse ishte djali i një pastori  dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar. Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit.

Lexo po ashtu:  Gazeta “Le Temps” e Gjenevës citon vargjet e Agim Vincës

 

Bisedë mbrëmjeje

Ç’më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s’e pe.
E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë – si nuk e ndjeve ti?

Me një qeshje të thashë ma ktheve dosido.
Një dhimbje ndjeu ajo… dhe heshti… dhe u ftoh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *