Diabetikët e tipit 1 ka më shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa ata me tip 2, sipas hulumtimit të NHS që konfirmon se diabeti rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e të sëmurëve nga koronavirusi.

Sipas studimit pothuajse një në tre nga të gjitha vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në spitalet e Anglisë gjatë pandemisë kanë qenë me diabet. Njerëzit me diabet tip 1 – forma autoimune e sëmundjes – kanë tre herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdesin nëse infektohen nga Covid-19 sesa jo-diabetikët, ndërsa diabetikët me tip 2 – ata me formën e lidhur ngushtë me të qenit mbipeshë – kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin se jo-diabetikët. Nëntë nga 10 diabetikë kanë tip 2, dhe shumica janë obezë.

Javën e kaluar, gjetjet e veçanta sugjeruan që një e katërta e vdekjeve të lidhura me koronavirusin ishin në mesin e diabetikëve. Zbulimet ende nuk u janë nënshtruar një rishikimi nga ekspertët e tjerë por së shpejti do të publikohen në një revistë mjekësore. Prof Jonathan Valabhji, drejtori kombëtar  i NHS në Angli për diabetin dhe personat mbipeshë dhe autori kryesor i studimit, tha: “Ky studim tregon shtrirjen e rrezikut të koronavirusit për njerëzit me diabet dhe rreziqet e ndryshme për ata me diabet tip 1 dhe tip 2. Gjithashtu tregon që nivele më të larta të glukozës në gjak dhe mbipesha rrisin më tej rrezikun në të dy llojet e diabetit. ”

Lexo po ashtu:  Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan momentet më të vështira të pacientëve me Covid 19

Jon Cohen, profesor i njohur i sëmundjeve infektive në shkollën mjekësore Brighton dhe Sussex, tha: “Infeksionet bakteriale janë më të zakonshme dhe më të rënda tek diabetikët.  “Kështu që pacientët me diabet ndoshta nuk janë më shumë në rrezik se tjerët për tu infektuar nga koronavirusi, por kanë një rrezik më të madh që të sëmuren më rëndë nëse infektohen.”  Studimi gjithashtu zbuloi se shkalla e përgjithshme e vdekjes për diabetikët u dyfishua në fazat e hershme të pandemisë.  The Guardian / bota.al/ MekuliPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *