Ky eshte i ndjeri Fatmir Rrokaj nga fshati Varibob i Mallakastres. Sipas nje lajmi ne rrjet ka nderruar jete keto dite, po aq heshturazi saç edhe jetoi. Ky zoteri i mjeruar dhe me shendet mendor te shkermoqur, ne mos mund te ishte nje nga gjenite e matematikes ne Shqiperi, te pakten do te ishte llogaritar, ekonomist, pedagog etj, por varferia dhe bullizmi e degdisi ne nje diogjen te perbuzur.

I afte per te llogaritur ne pak sekonda shumezime me numra mbi njezet-shifror, ai u zbulua si talent qe 13 vjeç, ne klase te 7, por mjedisi rural, pafuqia ekonomike, shteti i rrenuar, bashkesite e egersuara dhe pa solidaritet, e shperfytyruan ne endacak. Si Fatmir Rrokaj kane humbur ne hiç edhe shume te tjere, te cilet mund te ishin artiste, inxhiniere mjeke, shkencetare e shtetare te zote.

Sistemi i rrenuar ekonomik, edukativ, social ka percelluar breza te tere ne Shqiperi dhe ky eshte nje krim i patolerueshem.

Pusho ne paqe Fatmir!

E vetmja video mbi te ne youtube:

Lexo po ashtu:  Babai i Dua Lipës denoncon skandalin e Ministrisë së Integrimeve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *