Pandemia koronavirus ka sjellë shumë telashe jo vetëm tek klubet por edhe të kombëtare. Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka përpiluar agjendën e ekipit për dy ndeshjet e shtatorit, derisa grumbullimi do të nisë fillimisht me testen për Koronavirus.

Shqipëria do të nisë grumbullimin me 31 gusht.

Lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e radhës do të startojnë punën për tu përgatitur sa më mirë për këto dy ndeshje.

Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Bjellorusisë më 4 shtator në orën 20:45 dhe tri ditë më vonë do të rikthehet në kryeqytet për të pritur Lituaninë në 7 shtator po në orën 20:45.


Këto janë ndeshje të vlefshme për Grupin e Katërt të Ligës C, ku kundërshtari i katërt në këtë grup është edhe Kazakistani.

Dy ditë para ndeshjes, me 2 shtator, delegacioni kuqezi, lojtarët, stafi dhe personat shoqërues të ekipit do të kryejnë tamponët për Koronavirusin.

Lexo po ashtu:  Chiellini lartëson Ibrahimoviçin: Ai hyri në zemrën time

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *