Ajo që në media po përflitet si vala e dytë e koronavirusit në Europë duket se ka ndryshuar objektivin. Në Francë raportohet se CoVid-19 po qarkullon aktualisht katër herë më shumë mes njerëzve poshtë 40 vjeç krahasuar me 65 vjeçarët.

Ne jemi në një situatë të rrezikshme. Ky nuk është një rast përjashtimor për Francën, por një dinamikë europiane

ka deklaruar Oliver Veran, ministri i Shëndetësisë.

Në 24 orë në Francë u raportuan 3602 infektime të reja, por autoritetet përjashtojnë një mbyllje të re. Në Itali vihet re një rritje në numrin e rasteve dhe sërish autoritetet po flasin për ,asa të reja.

Ajo që po evidentohet qartë tashmë dhe po ekspozon keq mjekësinë është imuniteti i asimptomatikëve. Nga pikëpamja imunologjike është e pamundur që një virus i ri të kalojë pa simptoma dhe një shkrim i imunologut të njohur zviceran Beda M Stadler në qershor hidhte pikërisht këtë dyshim. Sipas tij asimptomatikët, por edhe rezistenca e fëmijëve ndaj CoVid-19 provon se njerëzit janë prekur më herë nga koronaviruse me strukturë gjenetike të ngjashme me virusin e tanishëm dhe kanë fituar imunitet. Është logjika vepruese e sistemit imunitar që e sqaron një gjë të tillë.

Lexo po ashtu:  Greqia qetësisht po merr jugun patritoik të Shqipërisë - Hapin debat tabelat ku gjuha shqipe vihet ne plan të dytë, para asaj greke

Në këtë kuptim masat e propozuara duhen rishikuar. Këtë qëndrim për koronavirusin dhe asimptomatikët mban së fundmi edhe shkencëtari i njohur Italian, Giuseppe Remuzzi i Institutit “Mario Negri” duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aftësinë, por edhe integritetin e autoriteteve mjekësore në mbarë botën.

Është e pabesueshme të shohësh sesi ka ndryshuar qëndrimi, përshkrimi i sëmundjes, i recetave ndaj pacientëve dhe përkufizimi i vetë virusit. Megjithë shkencën e supozuar që çon njeriun në Hënë, që gjen genet dhe aplikon terapi me nanogrimca, njeëzimi e pa veten të dorëzohej te çaji dhe limoni dhe tek gargara me ujë me kripë. Është e udhës që në dritën e këtyre “zbulimeve” të reja të vetvetes të ndiqen masa të pranueshme dhe të ulet sa më shpejt të jetë e mundur temperatura e alarmit që ka mbërthyer botën prej gati 8 muajsh, pa neglizhuar aspak çdo situatë që duket se sfidon normalitetin e shëndetit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *