Votues shqiptarë!

Të votosh është obligim për çdo qytetar që ka moshën madhore. Te votosh për veti është jo vetëm obligim por pjekuri politike e kombëtare edhe dosmosdoshmëri, e pastaj vota e dhënë behet pergjegjësi e atyre që kanë dalë të artikulojne interesat shqiptare, e që me atë përcaktim u jepni fatin tuaj dhe të familjes për katër vjet në duar të tyre.

Çdo votues, para se të voton duhet te mendoj shqip dhe të jap votën për të ardhmen e vet, te femijëve dhe të familjes. Mos u tradhëtoni me premtime boshe, që ndoshta edhe u janë dhënë për të votuar “për ata, për të tjerët!”, pra, për partitë joshqiptare, të cilat e kanë gojën plotë “qytetari”, sepse me të refuzoni vetën dhe përkatësinë tuaj kombëtare, gjuhën e nënës.

Të dielen, dilni sa më masovikisht në vendvotime dhe votoni vetëm për veti, për shqiptarë, për truall dhe gjakun tuaj. Na priftë e mbara.
Votoni Listën shqiptare!

Lexo po ashtu:  Pushkatimi nga policia e shtetit/ Babai i 25-vjeçarit: S’mund t’i fus në shtëpi paratë, Klodiani çfarë pati e mori me vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *