Halil Geci, vëllai i ish-deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci i ka reaguar ashpër pas publikimet në media të disa incizimeve – përgjimeve të pretenduara nga Pamfleti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është momenti që t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e nevojshme, sipas situatës që ta frenojmë këtë tradhti ose për ndryshe mbaruam.

“Nëse kjo vërtetohet se ka ndodhur le ta dinë këta maskarenj se as ju as xhepat e juaj të rënduar, nuk janë më të rëndë se 2 milionë Shqiptar. Një popull që heshtë para këtij mjerimi ai e meriton robërinë”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi:

https://www.facebook.com/halil.geci/videos/3274347739288353

Një popull që heshtë para këtij mjerimi, ku një video në rrjetet sociale po i bombardon gjithandej ku ka shqiptarët, nëse është e vërtet, ai popull e meriton robërinë.

Nga t’ia fillomi dhe si t’ia bëjmë, a na duhen financa dhe ndihma që të angazhohemi si popull e ta mbrojmë edhe një herë këtë vend nga tradhtaret e atdheut tonë të shtrenjtë,apo të kërkojmë ndihmë nga Amerika e Gjermania që t’i angazhon agjencitë e tyre e ti vërtetojnë këto incizime dhe tu themi stop tradhëtarve të vendit,duke ju përgjigjur me të gjitha mjetet e nevojshme, sipas situatës që ta frenojmë këtë tradhti ose për ndryshe mbaruam.

Lexo po ashtu:  Mediat arabe jehonë turizmit në Shqipëri: ‘Parajsa’ ku mund të shkoni për pushime pa test COVID apo karantinë

Apo të rrimë duar kryq e ti shohim tokat tona duke u shitur, e këta maskarenj duke u bërë argat i armikut,nuk e di kur hidhërohet ky popull edhe sa duhet të durojmë që te iu dalim përballë në rrugë me protesta e demonstrata e për t’iu thënë stop tradhtisë.

Nëse kjo vërtetohet se ka ndodhur le ta dinë këta maskarenj se as ju as xhepat e juaj të rënduar, nuk janë më të rëndë se 2 milionë Shqiptar.

Një popull që heshtë para këtij mjerimi ai e meriton robërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *