Mbrëmjen e së shtunës, një ndodhi e pazakontë u regjistrua në një spital në Romë, që përfshiu 3 emigrantë të infektuar me coronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Emigrantët në fjalë, që ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo-s, nuk donin të qëndronin më të shtruar dhe refuzimi i mjekëve precipitoi në dhunë.

Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë rrezik për njerëzit e tjerë, deri në mbërritjen e policisë, e cila i arrestoi.

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane, e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj. /tch/

Lexo po ashtu:  Detajet tronditëse/ Eglantina qau dhe kërkoi ndihmë, vëllai i saj e qëlloi me plumb në fytyrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *