Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 30 gushtin, dita ndërkombëtare e të zhdukurve.

Kurti ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave”, në Gjakovë.

“Me 30 gusht në botë shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve. Andaj me kolegë nga Prishtina, vizituam shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë. Zhdukja me forcë e njerëzve është përdorur përgjatë viteve nëpër krejt botën (në luftëra e përtej tyre) si strategji që shkakton terror në shoqëri. Ndjenja e pasigurisë që rrjedh nga kjo praktikë nuk prek vetëm të afërmit e të zhdukurve, por gjithashtu ndikon në komunitetin dhe shoqërinë në tërësi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur.

“Në Kosovë, ende janë 1641 persona të zhdukur nga lufta e fundit. Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dimë asgjë për fatin e tyre. Duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur. Përpjekjet e shtetit të Kosovës për të zbardhur fatin e tyre kanë qenë ose të gabuara ose të mangëta, andaj të pasuksesshme”, thotë lideri i LVV-së.

Lexo po ashtu:  Ivica Daçiq: "Beogradi pranon dialogun, por ne me nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës...”

Më tej Kurti ka deklaruar se Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve.

“Fokusi tani duhet vendosur te familjarët e të zhdukurve. Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e 1641 të zhdukurve, por krahas kësaj, Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve. Këta familjarë kanë nevojë për kujdesje, përkrahje e mbi të gjitha për njohje të dëmit të vijueshëm që u është shkaktuar e po u shkaktohet ndër vite”, tha ai.

Kurti ka thënë se me qeverinë e mirë në pranverën 2020 e kemi pasur prioritet çështjen e të zhdukurve dhe familjarëve të tyre.

“Planin tonë nuk arritëm ta çonim deri në fund. Atë do ta vazhdojmë me rikthimin tonë”, u shpreh ai.

“Sot në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, gjendemi pesë ditë para takimit që do të mbahet në Washington D.C. Ky takim na kujton një prej bisedave që kemi pasur me nënat heroina në Gjakovë. Njëra na pati thënë: “Nëse shikon në sytë e nënave, ato nuk derdhin më lotë. Derdhin gjak. Serbët duhet njëherë ta na kërkojnë falje, të na i kthejnë trupat e të dashurve tanë, e mandej ne mundemi me u ndalë e me mendu a t’i falim apo jo?”.

Lexo po ashtu:  Deputeti i VV-së prej Kuvendit: Mocioni i turpit

“Si asnjëherë më parë, le të ndalemi sot e të mendojmë sa pak kemi bërë për këtë kategori të luftës, e sa shumë që u kemi borxh atyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *