Si fle ti? Edhe nëse je nga ata njerëzit që do të flesh sa më lirshëm, pa çorape po e po, por edhe pa rroba, një studim i kohëve të fundit sugjeron të kundërtën.

5 arsye pse duhet të flesh me çorape

Ndihmojnë të të zërë gjumi shpejt

Kjo për shkak se këmbët e ngrohta gjithmonë i dërgojnë trurit sinjalin e përgjumjes.

Parandalojnë sëmundjen e Raynaud

Sëmundja e Raynaud ndodh kur gjaku nuk qarkullon siç duhet. Mund të shkaktohet nga faktorë të tillë si stresi ose temperaturat e ftohta. Simptoma është ngërçi. Veshja e çorapeve mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Të mbajnë më të shëndetshëm

Ul temperaturën e trupit dhe ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë, kështu flini edhe më rehat.

Parandalojnë afshet

Sidomos për gratë në menopauzë, kjo për shkak të ekuilibrimit të temperaturës së trupit.

Zbutin këmbët

Sidomos për ata që kanë probleme me thembrat.

Lexo po ashtu:  Shtatë arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë qepë të njoma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *