Shumë e pasur me proteina, veza është ushqimi më i shpejtë dhe më i lehtë për të marrë të gjitha lëndët ushqimore në çdo vakt të ditës. Duke filluar që nga omleta në mëngjes e deri tek pastiçoja në darkë, veza të dhuron shumë kalori, por ka dhe një përqindje të lartë të kolesterolit. Megjithatë, ka një ndryshim e bardha nga e verdha e vezës. Cila nga ato është më e shëndetshme?

E verdha e vezës mund të përmbajë të gjithë yndyrën, por ajo po ashtu përmban edhe shumë vitamina dhe vlera ushqimore. Megjithatë, hidhi një sy krahasimit të mëposhtëm për të parë se çfarë mund të humbasësh kur ha vetëm të bardhën e vezës.

E bardha e verdha veza e plotë

  • Kaloritë: 16 54 71
  • Yndyra totale (g) 0 5 5
  • Yndyra e ngopur (g) 0 2 2
  • Kolesteroli (mg) 0 211 211
  • Kripë (mg) 55 8 70
  • Karbohidrate (g) 0 1 0
  • Fibra (g) 0 0 0
  • Sheqer (g) 0 0 0Proteina (g) 4 3 6
  • Vitamina A (IU) 0 244 244
  • Vitamina B12 (mcg) 0 0.3 0.6
  • Vitamina D (IU) 0 18.2 17.5
  • Kalcium (mg) 2.3 21.9 26.5
  • Acid folik (mcg) 1.3 24.8 23.5
  • Kalium (g) 53.8 18.5 67
  • Selenium (mcg) 6.6 9.5 15.8
  • Omega-3 (mg) 0 38.8 37
Lexo po ashtu:  Si të ndaloni gjakderdhjen nga hundët dhe kur duhet të shqetësoheni për këtë problem

E verdha e vezës, për shumë studiues është konsideruar si e rrezikshme për shkak të kolesterolit të lartë, por ajo është mjaft e pasur me vitamina A, B12 dhe D, kalcium dhe omega-3. Nëse kolesteroli i lartë të shqetëson, atëherë ki parasysh që limiti për një ditë është rreth 300 mg. Kjo do të thotë që një vezë në ditë është e shëndetshme dhe aspak e rrezikshme edhe për personat që vuajnë nga kolesteroli. Megjithatë, është mjaft e rëndësishme të jesh i ndërgjegjshëm në lidhje me sasinë e mishit, djathit apo produkteve të tjera që mund të rrisin nivelin e kolesterolit gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *