Turqia i kërkoi Greqisë që të heqë ushtarët nga një ishull i vogël mes 2 vendeve, duke thelluar konfliktin mes 2 vendeve anëtare të NATO mbi burimet në detin Mesdhe.  Ndërkohë që mediat turke shfaqën pamje të ushtarëve grekë duke mbërritur në ishull, Ministria e Jashtme deklaroi se prezenca e tyre shel traktatin e paqes së vitit 1947. “Nuk do të lejojmë provokime të tilla fare pranë brigjeve tona”,- deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Sipas zyrtarëve grekë, ushtarët ishin pozicionuar në ishullin Kastellorizo, në një rotacion rutinë ushtarak. Qeveria greke nuk komentoi ndaj kërkesave turke për të “ç’armatosur” ishullin prej 12 kilometra katrorë, që ndodhet pranë bregut turk dhe është vendi më i largët i Greqisë drejt Mesdheut Lindor.  Konfliktet mbi kufijtë detarë janë shtuar vazhdimisht mes 2 vendeve, që hynë në luftë mbi Qipron në vitin 1974 dhe që mbajnë pozicione kyçe në krahun juglindor të NATO. Demarkacioni i zonave ekskluzive ekonomike përbën pikën kryesore të konfliktit të fundit.

Lexo po ashtu:  Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Një mësues superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.

Greqia argumenton se  ishujt duhet të merren parasysh në përcaktimin e rafinës kontinentale të një vendi, në përputhje me Ligjin e Kombeve të Bashkuara për Detin, një konventë që Turqia nuk e ka nënshkruar. Turqia, nga ana tjetër, thotë se matja duhet të nisë nga kontinenti dhe ishulli jugor i Kastellorizo bie brenda zonës ekskluzive.  Rajoni i konfliktit në Mesdhe ka qenë pikë e zbulimeve të mëdha të gazit natyror për Qipron, Izraelin dhe Egjiptin në vitet e fundit.  Përpjekja e Turqisë për të siguruar një pjesë të burimeve ka shtuar tensionet me rivalin historik, Greqinë, dhe Qipron.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në fundjavë se vendi i tij është gati të paguajë çmimin e mbrojtjes së interesave në Mesdheun Lindor.  “Turqia nuk do të bjerë pre e kërcënimeve, veçanërisht në Mesdheun Lindor, dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat nën ligjet ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe”,- tha Erdogan.

Klevis Llaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *