Në Malin e Zi të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Teksa janë numëruar shumica e votave, rezultati mes partive është i ngushtë, ndërsa kryeson Milo Gjukanoviç.

Mirëpo, në këto zgjedhje u duk se “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari.

Dritan Abazoviç thuhet se është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi.

Por, një deklaratë e tij dhënë muaj më parë është shokuese nga Abazoviç. Është ish-kandidati për deputet, Valon Maloku, i cili ka nxjerr një deklaratë të tij, ku thotë se, “babai dhe nëna e Skënderbeut kanë qenë serbë”.

“Nëna dhe babai i Skenderbeg ishin serbë”, thoshte Abazoviç në këtë intervistë.

Ja shkrimi i Malokut në Facebook:

https://www.facebook.com/valiantproduction/posts/3236751306372257

 

Lexo po ashtu:  Si u dërguan telegramet e rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët serbë të shkruajnë telegrame të rreme Londrës në emër të shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *