Do të jetë mëngjes e unë do të vij patjetër.
Mbi xhaketën time do të kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së thartë.

Aherë ti s’do të jesh zgjuar akoma.
Unë do të them emrin tënd në xhame
Dhe do të vërshëllej teëdashurën këngën tonë:
“Ti çele herët, moj bajame!”

Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s’do prish gjumin tënd të bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur…

E, kur syte të hapesh, do të shohësh
Romantikun e perjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
“Ti çele herët, moj bajame!”

Lexo po ashtu:  Njeriu i zakonshëm me pushtet të jashtëzakonshëm është rreziku kryesor për njerëzimin – jo i ligu dhe sadisti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *