Jeta, dashuria ime, është plotësi.
Jeta janë një burrë dhe
një grua që takohen
sepse janë bërë për njëri-tjetrin,
sepse ata janë, për njëri-tjetrin,
ajo çfarë shiu është për detin:
njëri kthehet dhe bie gjithmonë mbi tjetrin,
ata krijojnë njëri-tjetrin,
njëri është gjendja e tjetrit.
Harmonia ka lindur nga kjo plotësi,
dhe kjo është jeta.
Një gjë shumë e rrallë midis qenieve njerëzore.
Kush është Sándor Márai
Shkrimtar, poet dhe gazetar hungarez. Lindur në Kosicen e sotme, Sllovaki. Më 1928 u transferua në Budapest ku, gjatë njëzet viteve të ardhshme, ai botoi romane të shumta në gjuhën hungareze. Edhe pse ishin të suksesshme, veprat e tij u quajtën si realizëm borgjez.
Një seri dramash e çuan shkrimtarin në rrugën e izolimit. Vdekja e gruas së tij nga kanceri dhe vdekja pasuese e djalit shënuan rënien e tij në një gjendje të thellë depresioni. Màrai kreu vetëvrasje, ndërsa hiri i tij u shpërnda në Paqësor.
Veprat e tij të injoruara ose të lëna pas dore, nga gjysma e parë e viteve ’90 kanë përjetuar sukses të jashtëzakonshëm, së pari në Francë dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës.