Një nga misteret më të mëdha të kohës sonë janë edhe marrëdhëniet apo jo?

Njerëzit janë të trembur prej tyre, kanë frikë prej tyre dhe madje ndonjeherë janë edhe të turpëruar prej tyre.

Fakti është se, marrëdhëniet dhe dashuria nuk mund të barazohen kurrë.

Dashuria nuk njeh moshë, marrëdhëniet nga ana tjetër kërkojnë një shkallë të caktuar të stabilitetit fizik, mendor, social madje edhe seksuàl.

Për gruan moderne, ajo është gjithmonë dhe më e vështirë.

Ajo gjykohet për gjithçka që ajo bën dhe dëshiron në jetë.

Edhe atëherë kur është në një fazë pushim në lidhje me dashurinë, telashet që pasojnë marrëdhënien shkatërrojnë përvojën e saj.

Cilat janë disa nga gjërat që ajo mund të provojë?

Gjërat që mund ta bëjnë atë më të pajisur për një marrëdhënie?

E pra, këtu janë shtatë gjëra që mund të provoni, dhe nëse i bëni pjesë të jetës suaj, ju do të jeni një grua nga e cila asnjë burrë nuk mund të largohet.

Çështja është se burat janë guximtarë dhe të trajnuar për të kapur gjahun pa asnjë emocion.

Lexo po ashtu:  Gazeta zvicerane shkruan për shqiptaren që qëndron prapa ChatGPT

Nëse i lejoni ata të veprojnë në këtë mënyrë, marrëdhënia juaj ka për të përfunduar keq.

Ti duhet të jesh një qenie njerëzore e dashur dhe ta lësh atë të përmirësohet vetë.

1. Mos e humbni durimin tuaj

Ky është një nga gjërat që prish edhe marrëdhëniet më të mëdha: zemërimi.

Nëse njerëzit janë të dashuruar, nuk mund të ketë vend për zemërim, sepse ju nuk do të bëni diçka që zemëron personin tjetër.

Dhe shikoni, ai do të humbasë durimin e tij gjithashtu, këto gjëra janë të lidhura.

Dhe një ditë mund të ndodhë krisja e madhe.

Për të arritur në pikën e kthimit ju duhet me shumë punë dhe energji për të mbajtur marrëdhënien të mbledhur.

Kjo është një nga shenjat dalluese jo vetëm të një marrëdhënieje të shëndetshme, por edhe një nga standardet e të qënit një qenie e mençur njerëzore.

2. Mos e mbani zgjuarsinë tuaj fshehtë

Njerëzit mësojnë me shembuj, apo jo?

Nëse jeni të mprehtë, së shpejti do të jeni të rrethuar nga njerëz më të mençur dhe me një shoqëri më të mençur, do të keni biseda më të mira dhe jetë më produktive.

Lexo po ashtu:  Princesha japoneze heq dorë nga posti mbretëror dhe 1 mln dollarë për t’u martuar me shokun e klasës

Jeta produktive të çon drejt një marrëdhënie të shëndoshë dhe funksionale.

Nëse nuk ka ndarje të dijes, marrëdhënia është e detyruar të dështojë keq.

3. Jini të ndershëm

Por jo brutalisht.

Mos e thyeni vetëbesimin e dikujt aq shumë sa nuk mund të riparohet më.

Përkundrazi, kënaquni me kritika konstruktive.

Jepni dhe merrni informacione nga partneri juaj me një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Një marrëdhënie nuk është as një konkurs dhe as një transaksion.

Ndonjëherë ju merrni 50, ndonjëherë merrni 80.

Kështu funksionon.

4. Përkujdesuni për të

Mos jini indiferentë.

Të qenit emocionalisht i padisponueshëm në një marrëdhënie është si të ecësh me dritën e kuqe të semaforit.

Nëse nuk mund të jeni atje për të, për çfarë të duhet një lidhje romantike?

Me sa duket është një trend tani që të jesh i ftohtë dhe indiferent, por më trego, çfarë është më e vlefshme: një marrëdhënie dashurie apo një sërë mashtrimesh që ju mbushin me urrejtje dhe me një shije të keqe në gojën tuaj?

Lexo po ashtu:  Dua Lipa, pjesë e GlobalFeminism

5. Qeshni me humorin e tij

Një herë në kaq kohë të paktën, dhe pse në ditët tona është e vështirë të gjesh humor të pastër.

Humori është gjithashtu një nga gjërat më të mëdha që i kthen njerëzit.

Kjo ndodh për shkak se humori thyen murin që jerëzit ndërtojnë rreth vetes dhe ekspozojnë veten e tyre më të prekshme e më të ëmbël.

Pra, përpiquni më shumë të qeshni me shaka të tij të hidhura dhe thoni edhe ju ndonjë.

6. Besimi

Trego besim.

Varësia emocionale në nivelin e fiksimit me të dashurin tuaj është diçka absolutisht revoltuese dhe është një formë e ngadaltë e vetëvrasjes shoqërore.

7. Mbajini sekretet që ndani me njëri- tjetrin

Le të përballemi me këtë fakt, ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës duke bërë biseda shumicën e kohës me mënyra të ndryshme komunikimi.

Ajo që e veçon atë nga pjesa tjetër janë sekretet që ndajmë me ta.

Sekretet që ne ndajmë me personin e dashuruar na lidhin më shumë.

Provoni këto gjëra dhe marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen; ndoshta ngadalë, por do ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *