Nga Rita Petro

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Unë dhe ju gra,
Kemi një gjë katërcipërisht të përbashkët
VAGINËN,
Dhuratën hirplotë që na e fali Zoti;


Edhe kur na e pështyjnë,
Njollosin e përbaltin
Kemi një gjë të përbashkët
VULLNETIN
Për ta pastruar e lyer me kremra e vajra erëmira;


Edhe kur duan të na e rrëmbejnë e të na e përdhosin me forcë
Kemi një gjë të përbashkët
GUXIMIN për ta mbrojtur edhe me jetën tonë;


Edhe nëse e humbim për një çast
Për shkak të pafuqisë femërore
Kemi një gjë të përbashkët
AFTËSINË
Për ta rigjeneruar e shenjtëruar sërish në brendësinë tonë;


Edhe kur e ndiejmë pushtetin e bukur mashkullor
Kemi një gjë të përbashkët
KËNAQËSINË
Për ta mirëhapur e mirëpritur në thellësi të saj;


Edhe kur na thërret instinkti amësor
Kemi një gjë të përbashkët
INTUITËN
Për ta lëshuar vezën farëpritëse gati për fekondim;

Lexo po ashtu:  Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikandidon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’


Edhe kur ndiejmë në brendësi
Pulsimin dhe goditjet e këmbkave nën bark
Kemi një gjë të përbashkët
GËZIMIN e çmendur që këlthet prej së brendshmi:
FALEMINDERIT QË NA BËRE GRA, O ZOT!/Mekuli Press/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com