Dy persona, nënë e djalë nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.

Media mëson se të njëjtit kanë qenë me vendbanim në Zvicër, dhe se aksidenti ka ndodhur para disa dite në shtetin e Italisë, kurse sot kanë arritur në Kosovë trupat e viktimave .

Ndërkaq në disa njoftime në Facebook, është thënë se varrimi i tyre do të bëhet në ora 17:00.

Lexo po ashtu:  Të armatosur për Presidentin, mbështetësit e Trump mbushin rrugët e Amerikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *