Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, i përkëdhelur dhe mbrojur nga kryeministri si djali më i lexuar që ka Shqipëria, po përdoret në një mënyrë shumë të keqe. Zotëria ka disa ditë që shfaqet duke dhënë ultimatume dhe njoftuar masa administrative, të cilat kanë rëndësinë e tyre, por jo aq sa të njoftohen si reforma të thella dhe kthesa në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë.
Zoti Cakaj del u shoqëruar nga sekretari I Përgjithshëm, Dastid Koreshi, një njeri me përvojë në Ministrinë e Jashtme, u cili do bënte mirë ta këshillonte ministrin që të mos përdorë fytyrën e vet për të bërë njoftime si kjo e heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit të Shqipërisë, apo për shkarkime diplomatësh. Dihet se njoftimet dhe materialet zotit Cakaj ja përgatisin në Kryeministri, por është fare e pakuptueshme se përse zbatimi u ligjit njoftohet si arritje. Dhe nga ministri në detyrë?
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Masa e marrë për heqjen e targave diplomatike për konsujt e nderit është një pesë me hiç për vendin dhe shoqërinë. Personat që disponojnë këto privilegje janë biznesmenët kryesorë të vendit, nga ata që e kanë audiencën me kryeminsitrin të hapur sa herë të dëshirojnë. Ndaj heqja e targave dhe zhurma që po bëhet për to, është as më shumë e as më pak një përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe më keq akoma për të goditur ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për ta nxjerrë atë me çdo kusht si të korruptuar në lumin e korrupsionit që ka prekur të gjithë. Zoti Rama mesa duket nuk duron dot që ai të cilësohet në media si hajdut, i korruptuar dhe mik i kriminelëve, ndërkohë që një prej ministrave të tij është akuzuar për çdo gjë, por jo për korrupsion.
Kjo psikologji shpjegon jo vetëm përdorimin kaq primitiv të Gentit Filozof, por edhe pse Damian Gjiknuri e siguroi një vend në sekretariatin e partisë. Vogëlsia e shpirtit dhe ngushtësia karakteriale shpjegojnë shumë herë më mirë pezhishkën e emërimeve, karrierave që bëhen në atë parti sesa çdo element tjetër racional.
Një situatë groteske në kulm kur një ministër i pompuar si djali i shkëlqyer dhe i veçantë, del dhe merr poza prej shtetari duke njoftuar nisjen e një ere të re: atë të zbatimit të ligjit, ndërkohë që motivet e letrës që ai lexon janë krejt të tjera nga ato që ndoshta ky ministër në delirin e vet beson. Si mund të besosh se ky zotëri përballon me sukses ambientet e diplomacisë ndërkombëtare pa rrezikuar të shihet herë me keqardhje e herë me tallje?
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress