Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese.

Një javë më vonë Daniel Prude humbi jetën me diagnozë pasoja të asfiksimit. Videoja është publikuar vetëm tani nga familjarët e viktimës duke iu shtuar tensioneve që pasuan videon e George Floyd që u keqtrajtua dhe humbi jetën. Dhe duke dëshmuar një fytyrë represive të agjencive ligjzbatuese në ShBA.

 

Lexo po ashtu:  Ish- agjenti infiltruar anglez: Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës, vlera 5 miliardë stërlina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *