Marrëveshja e imponuar sot nga SHBA mes Serbisë dhe Kosovës është një tallje të cilën nuk ka hiperbolë që ta konkurojë. Të lëmë mënjanë aspektin procedurial, pra mënyrën sesa shpejt kjo marrëveshje u imponua dhe të përqendrohemi te përmbajtja dhe te mënyra sesi presidenti amerikan e përkufizoi atë: Një Marrëveshje e normalizimit ekonomik.

Mirëpo teksti i shpërndarë ka 15 pika nga të cilat nuk ka aboslutisht ASNJË GJË TË RE.

Në pikën e parë flitet për zbatimin e një marrëveshjeje të dakordësuar më parë për ndërtimin e autostradës Beograd-Prishtinë dhe zbatimin e marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd që duhet të lidhet me Adriatikun. Kjo sipas marrëveshjes do të bëhet në bashkëpunim me SHBA por nuk përcaktohen nëse do të akordohen fonde.

 

Një pikë tjetër simpatike: Të dyja palët do të hapin dhe bëjnë funksionale doganën e përbashkët të Merdares, për të vijuar mandej me urdhërimikn që të dyja të jenë pjesë e Minishengenit, kur dihet se Serbia e ka iniciuar atë dhe se këtë problem. Të vihet re se në nisma ka marrë namin si Minishengen, megjithë merakun e kryeministrit shqiptar që nuk I pëlqen parashtesat minimizuese.

Lexo po ashtu:  Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë

Të dyja palët bien dakord që të studiojnë shfrytëzimin e ujëmbledhësit të Ujmanit.

Këtu mbyllet procesi i mbiquajtur si normalizim ekonomik, ku siç mund të shihet nuk ka absolutisht asgjë të re. Nuk është bërë zhurmë për këto gjëra as nga Kosova dhe as nga Serbia, por është debatuar për të tjera gjëra.

Më pas marrëveshja merret strikt me interesat e SHBA, e ca më keq, me politikat personale të njërit zyrtar apo tjetrit. P.sh të dyja vendet kanë firmosur që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve për rrjetin 5G nga ata që quhen shitës të pabesueshëm. Madje kur këto pajisje janë instaluar, ato duhen hequr, një detyrim tipikisht antikinez.

Po kështu të dyja palët bien dakord që të shtojnë shkëmbimin ajror dhe të bashkëpunojnë për të dhënat me SHBA duke vënë në punë sistemet amerikane. Një kërkesë tërësisht jashtë kontesktit të diskutimeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Më tej palët detyrohen të bien dakord për të drejtat e fesë, një pikë kjo që është ndërfutur në marrëveshje krahas pikës tjetër për identifikimin e mbetjeve të personave të humbur.

Lexo po ashtu:  Letra e 56 ligjvënësve amerikanë dhe evropianë alarmon Serbinë

Më poshtë, befasia le të themi alla Grenell: Serbia dhe Kosova bien dakord që të bashkëpunjnë me 69 vende të tjera për…Dekriminalizimin e Homoseksualizmit!!! Kur vallë kjo ka qenë çështje e nxehtë mes të dyja vendeve?

Marrëveshja mbyllet me premtimin për heqje dorë nga procesi i tërheqjes së njohjeve dhe kërkesës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe çuditërisht, madje unike, me deklarimin se Izraeli dhe Kosova njohin njëri-tjetrin. Për këtë pikën e fundit ka firmosur edhe Serbia kur ajo u takon dy vendeve të tjera të vendosin.

Këtu nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje të keqe, por me një teatër të Donald Trump që përfshin në një tekst gjëra pa sens dhe lidhje me pretendimet e palëve. Është për të vënë duart në kokë dhe ardhur keq, të shohësh dy matufë nga Ballkani që pranojnë të firmosin paçavure të tilla dhe të durojnë që ato të shpallen historike. Vështirë se ndonjëherë bota do të ketë respekt për popujt e rajonit tonë.

Lexo po ashtu:  3 miliardë dollarë fitime për themeluesin e TikTok. Kompania rritet me shifra ‘galopante’ në treg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *