Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga coronavirusi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Nga sot e tutje, kryetari Kurti i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve të tij publike”, tha Kryeziu.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri.

Ndërkaq, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes se rasteve me coronavirus, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 637 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 768.
Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja kufizuese në gjithë vendin.




