Trajneri i kombëtares, Edy Reja kishte vendosur një formacion me pesë mbrojtës, që rezultoi i suksesshëm, pasi bullgarët nuk patën shanse të depërtojnë në mbrojtjen e çeliktë të Shqipërisë.

Vetëm pas 23 minutave lojë erdhi goli i parë për Shqipërinë, ku Sokol Cikalleshi shënoi me një goditje të fuqishme për 0-1.

Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e djelmoshave tanë, të cilët mbroheshin shumë mirë.

Por për ta parë golin e dytë u desh të pritej minuta e 78-të e ndeshjes.

Një kombinim mjaftë i mirë mes Odise Roshit dhe Keidi Bares, bëri që ky i fundit të shënonte me një goditje brenda zonës për 0-2.

Deri në fund vendasit tentuan të shënonin së paku golin e nderit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Shqipëria e nisi për mrekulli edicionin e ri të Ligës së Kombeve në Divizionin C.

Kuqezinjtë tani kanë tri pikë sa kanë edhe Kazakistani që fitoi me rezultat të njëjtë në udhëtim te Lituania.

Lexo po ashtu:  10 transferimet më të shtrenjta në histori të Premierligës

E ndeshjen e radhës kombëtarja e zhvillon të hënën mbrëma ku në Air Albania pret Lituaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *