Edhe pse përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të minuar zgjedhjet janë të paturpshme, ato janë gjithsesi më delikate sesa manipulimi i plotë i zgjedhjeve që mund ta gjesh në vende si Bjellorusia. Ashtu si liderët e tjerë autoritarë, Trump po vë në zbatim një politikë të re anti-demokratike që mbetet ende për t’u kuptuar plotësisht.

Nga Mark Leonard

Me afrimin e nëntorit, po bëhem gjithnjë e më nervoz në lidhje me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Ndërkohë që miqtë e mi amerikanë përqendrohen në epërsinë e Joe Biden ndaj presidentit aktual Donald Trump në sondazhet e opinionit publik, duke besuar thellësisht në aftësinë e demokracisë amerikane për vetë-përtëritje, perspektiva ime si një qytetar britanik dhe drejtor i një organizate më shqetëson.

Si një britanik, e mbaj mend mirë kur pashë që sondazhi për Brexit favorizonte qëndrimin dhe jo daljen nga BE-ja katër vjet më parë. Dhe si drejtor i një organizate, punoj ngushtë me studiues që studiojnë sesi liderët autoritarë manipulojnë sistemet demokratike për të qëndruar në pushtet, siç ka ndodhur në Turqi, Rusi, Hungari dhe Poloni. Në fakt, shpesh duket sikur Trump i ka studiuar më nga afër se kushdo tjetër taktikat e pioniere nga të fortët e tjerë. Bazuar në bisedat e fundit me ekspertë mbi secilin nga këto vende, kam përpiluar listën e mëposhtme të mashtrimeve të ndyra që duket se Trump po huazon.

E para është përdorimi i historisë në favor të tij. Liderët populistë promovojnë platformat e tyre politike përmes polarizimit dhe ndarjes shoqërore. Ata nuk e kanë problem të armiqësojnë dhe ofendojnë disa votues, nëse kjo do të fuqizojë bazën e tyre. Duke u sjellë si kampionë të madhështisë kombëtare, ata duan të përcaktojnë se kush llogaritet si qytetar autentik dhe kush jo. Kjo praktikë sjell në mënyrë të pashmangshme historinë në plan të parë.

Pavarësisht nëse është presidenti rus Vladimir Putin po përmend fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po risjell në kujtesë Perandorinë Osmane, kryeministri hungarez Viktor Orban është fiksuar pas Marrëveshjes së Trianonit apo nëse kryeministri britanik Boris Johnson po kujton përsëri Pax Britannica, secili udhëheqës ka çuar para një narrativë historike tepër partiake.

Lexo po ashtu:  Analiza e Samitit te BE/ Andi Bushati: Poshtë Brukseli, rrofte Ballkani i Vuçiçit

Një qasje tjetër e lidhur është ajo që mund të quhet politikë pas së vërtetës. Këta liderë preferojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me votuesit përmes videove propagandistike profesionale dhe rrjeteve sociale, sepse kjo i lejon ata të hedhin poshtë fakte të paleverdishme të ofruara nga ekspertët. Në këtë ekosistem mediatik, kontrolli i fakteve ka pak interes, sepse njerëzit që kanë nevojë ta dëgjojnë atë nuk po e dëgjojnë ose nuk pranojnë të besojnë asgjë që thotë media “liberale”. Në shumë demokraci, lajmet e rreme tani janë më të zakonshme në nivelin lokal.

Një taktikë e tretë është të dalësh kundër qeverisë tënde. Termi “shtet i thellë” thuhet se e ka origjinën në Turqi në vitet 1990, por tani karakterizon dukshëm leksikun për Trump-in, Orbanin, Erdoganin, Johnson-in dhe sundimtarin de facto të Polonisë, Jarosław Kaczyński. Duke fajësuar personazhe pa emër dhe pa fytyrë, të gjithë këta udhëheqës kanë një justifikim të gatshëm për të gjitha dështimet e tyre.

Një element i katërt në listë është shtypja e votuesve. Ashtu si përpjekjet e vazhdueshme të Erdoganit për të shfuqizuar votuesit kurdë, Trump dhe Partia Republikane janë të dëshpëruar për t’i hequr të drejtën e votës afro-amerikanëve. Nevoja për të qenë në krye të shkallëve zgjedhore hap dyert për sulme të llojeve të ndryshme ndaj proceseve demokratike.

Prandaj, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Polonisë në maj, partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) u përpoq të kufizonte të gjithë votimin në votim nëpërmjet postës, duke e transferuar në mënyrë efektive kontrollin e zgjedhjeve nga Komisioni i pavarur Kombëtar i Zgjedhjeve te shërbimi posta i kontrolluar nga PiS. Edhe pse ky plan si përfundim hasi rezistencë, ai tregoi se ka shumë mënyra që autoritarët të fusin hundët ose të prishin procesin. Nuk është për t’u habitur që votimi përmes postës dhe politizimi i Shërbimit Postar Amerikan janë shndërruar në çështje kryesore edhe në zgjedhjet amerikane gjithashtu.

Lexo po ashtu:  Ky vend nuk ka nevojë për ekspertizë, por për projekt të ri politik

Një pajisje tjetër që ka lidhje me këtë është “teknologjia politike”, një term për marifetet e ndyra që zakonisht lidhen me politikën post-sovjetike. Metoda të tilla përfshijnë mbështetjen e fshehtë të Rusisë të kandidatëve të partive të treta si Jill Stein në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016; Kompromat, ose material kompromentues; dhe thjesht shpallja e fitores para se të numërohen votat. Në rastin e Shteteve të Bashkuara, nëse Trump deklaron fitoren para se të mbërrijnë të gjitha fletët e votimit me postë, legjislaturat e kontrolluara nga Republikanët në shtetet kryesore mund ta përfundojnë numërimin herët për ta mbyllur atë rezultat.

Një autoritar në detyrë gjithashtu mund të përfshihet në forma të ndryshme “ligjit”, duke përdorur zbatimin e ligjit ose gjykata të bindura për të lehtësuar kontrollin e shpejtë, shtypjen e votuesve, sekrete dhe shkelje të tjera të procesit demokratik. Këtu, një nga avantazhet më të mëdha është aftësia për të kontrolluar kohën e ngjarjeve ose publikimin e informacioneve të dëmshme politike.

Shumë njerëz ende besojnë se njoftimi i drejtorit të atëhershëm të FBI-së, James Comey, për një hetim të ri për Hillary Clinton vetëm disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016 ishte ai që solli rezultatin në favor të Trump. Tani, Departamenti i Drejtësisë drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr, një njeri i cili nuk ka treguar asnjë brerje ndërgjegje për politizimin e agjencive të pavarura të zbatimit të ligjit në emër të Trump.

Një taktikë tjetër e zakonshme autoritare është të luash kartonin “ligjit dhe rendit”. Duke i cilësuar si një huliganizëm i dhunshëm “urban” protestat Jetët me Ngjyrë kanë Rëndësi, Trump po përsërit politikat racore të përdorura nga ish-presidentët republikanë që nga Richard Nixon, por së fundmi më shumë nga Erdogani, gjatë protestave të Parkut Gezi në 2013.

Lexo po ashtu:  A paguhen grevistat në vendet tjera? Ja faktet...

Problemi për demokratët në Shtetet e Bashkuara dhe demokratët kudo tjetër, është se të gjitha këto teknika priren të bëhen më efektive sa më shumë që ato kritikohen. Lajmet e rreme mund të përhapin pa dashje dezinformim më gjerësisht. Paralajmërimet për shtypjen e votuesve mund të bëhen profeci vetë-përmbushëse nëse mjaftueshëm njerëz arrijnë në përfundimin se procesi është i manipuluar dhe nuk ka vlerë që të marrin pjesë në të. Sfidimi i shkeljeve nëpër gjykata krijon përshtypjen e një demokracie që sillet rrotull.

Për të shmangur këto efekte, projekti i korruptimit të demokracisë duhet të identifikohet në mënyrë të qartë, të emërtohet dhe analizohet qartë përmes një lente të re. Ekziston një ndryshim shumë i madh midis nënshtrimit politik të përshkruar më sipër dhe falsifikimit të plotë të rezultateve të zgjedhjeve, siç ndodhi muajin e kaluar në Bjellorusi. Nicu Popescu, një ish-ministër i jashtëm moldav, i cili tani është në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, pretendon se autokracia nuk është termi i duhur për të përshkruar fenomenin. Përkundrazi, “është degradimi, korrozioni dhe dekonsolidimi i demokracisë”.

Gjithsesi, nëse Trump do të ishte presidenti i Moldavisë, mund të supozohet se Bashkimi Evropian do ta kritikonte atë për marifetet e tij të ndyra. Çdo kritikë e tillë nga jashtë do të ishte pothuajse me siguri joproduktive. Por ajo mund të ndihmojë edhe për ta vendosur përvojën aktuale amerikane në një kontekst më të gjerë, në mënyrë që forcat demokratike ta shohin Trump-in më qartë. Në fund të fundit, mënyra e vetme për të mposhtur Trump është përmes politikës. Tashmë demokratëve u takon t’i kujtojnë amerikanëve se për çfarë shërben demokracia, si edhe, me shpresë, të kundërshtojnë në mënyrë efektive taktikat e Trump-it.

Project Syndicate-Birn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *