Krijuesi i rrjetit më të madh social, Mark Zuckerberg paralajmëron trazira civile dhe dhunë në muajin nëntor nëse rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk shpallet menjëherë dhe premtoi se kompania e tij do të bëjë të pamundurën që asnjë nga këto ngjarje të mundshme të mos organizohet në Facebook.

“Fatkeqësisht ka një rrezik të lartë për trazira civile gjatë periudhës së votimit dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”, u shpreh Zuckerberg gjatë një interviste për Axios,

“Do të mundohemi që asnjë nga këto protesta të mundshme të mos organizohet në Facebook. Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ulur shanset për dhunë përgjatë këtyre zgjedhjeve”, shtoi ai.

Deklarata e Zuckerberg erdhi disa ditë pasi Facebook shpalli masat e reja për të parandaluar ndërhyrjen e jashtme në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Por planet gjithashtu adresuan atë që do të mund të ndodhte nëse rezultatet nuk do të shpallen menjëherë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, një skenar që shihet gjithnjë e më i mundshëm, duke pasur parasysh se më shumë se 80 milionë njerëz pritet të përdorin postën për të votuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Drejtpërdrejt: VV-ja mban test-protestën e radhës

Zuckerberg tha se Facebook dhe organizatat e tjera të lajmeve duhej të fillonin ‘të përgatisnin popullin amerikan se nuk ka asgjë të paligjshme në lidhje me këto zgjedhje’, edhe nëse duhen ‘ditë shtesë ose edhe javë për të siguruar që të gjitha votat të numërohen’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *