Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit Trump. Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës, secila palë mori diçka. Serbia duket se është fituese më e madhe, pasi nuk kishte se çfarë të humbiste, derisa Kosova edhe pse shtet i pavarur nuk ka arritur të zhvilloj aq sa duhet shtetësinë e saj, shpesh duke vënë edhe në pikëpyetje shtetësinë e saj.

Pikërisht për këtë edhe arriti situate deri këtu, aq sa Serbia të mundet të përfitojë më shumë se sa e kishte ëndërruar. Kosova është shteti i pavarur, një fakt monumental karshi Serbisë, megjithëse kjo e fundit arriti të përfitonte bukur shumë gjëra.

Së pari Serbia përfitoj daljen në Adriatik përmes rrugëve të Kosovës dhe Serbisë, arriti të përfitonte nga Ujmani, duke e ndarë atë në 50-50. Serbia arriti të përfitonte ndihma ekonomike, dhe shume benefite të saj, dhe mbi të gjitha nuk e njohu Kosovën.

Derisa kjo e fundit arriti njohjen nga Izraeli, disa kredi për bizneset e vogla dhe të mesme, për më tepër edhe duke ndarë Ujmanin me Serbinë, duke i dhuruar asaj rrugët për në det, të gjitha do të ndihmojnë Serbinë të rritet ekonomikisht dhe më kryesorja Kosova nuk arriti njohjen, për të cilën thanë se po shkojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu:  Kritikat therrëse/ Si u armiqësua Elez Biberaj me Edi Ramën

Faktet janë këto, secili ka interpretimin e vet, dikush thotë se fitoi Kosova më shumë e dikush Serbia, por mjafton të shohësh faktet dhe vjen në përfundim të qartë se kush fitoi dhe çka fitoi./Faton Mehmeti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *