Disa thënie me vlerë nga Balzak

“Kur ti dyshon tek fuqia jote, i jep fuqi dyshimit tënd”.

“Sa më shumë të paragjykosh, aq më pak do të duash”.

“Aftësitë e një njeriu janë një përzierje e durimit dhe e kohës”.

“Një femër e kupton qartë se cilin mashkull dashuron, ashtu si një lundërtar e njeh një det të hapur”.

“Zemra e një nëne është një humnerë e madhe, në fund të së cilës do të gjesh përherë falje”.

“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh për njoftime të reja. Ajo që është e vështirë, është të ngrihesh dhe të ndërmarrësh veprime”.

“Në martesë duhet luftuar vazhdimisht kundër një monstre që shkatërron gjithçka: rutinës”.

“Kur femrat na duan, na falin gjithçka, edhe krimet tona. Kur ato nuk na duan, nuk na vlerësojnë për asgjë, as për virtytet tona”.

“Ka disa njerëz si shifra e zeros. Kanë nevojë përherë për disa numra përpara, në mënyrë që të marrin kuptim”.

“Xhentilesa është ecja, për të cilën thjeshtësia është fustani. Gjestet e dhunshme apo lëvizjet e shpejta frymëzojnë mungesë të pavullnetshme respekti”.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi dhe ditari i një mësueseje!

“E gjithë lumturia varet nga guximi dhe nga puna”.

“Vetmia është e këndshme, por gjithsesi, të duhet dikush që të të thotë se vetmia është e këndshme”.

“Në mënyrë që të arrish t’i realizosh synimet e tua, është e nevojshme të lëvizësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *