Oliver Burkeman

The Guardian

Siç do ta keni vënë re, ka një sasi të tmerrshme budallallëku sot në botë. Sa për të marrë një shembull, kini parasysh parimin që gazetari Josh Marshall e quan “brisku i Trumpit”, bazuar në rregullin filozofik të njohur si brisku i Occam-it: kur përpiqesh të zbërthesh veprimet e presidentit, shpjegimi më idiot që mund të të vijë në mendje, është gjithmonë më i mundshmi për të qenë i vërtetë. Ndonjëherë thuhet se duhet të jemi mirënjohës për udhëheqësit budallenj, përderisa, të paktën marrëzia e tyre e bën jetën më pak të rrezikshme: imagjinoni nëse ata do të ishin mjaft të fokusuar dhe të mençur, për të vënë në zbatim idetë e tyre më të liga! Por kjo nuk ishte pikëpamja e ekonomistit të ndjerë italian, Carlo Cipolla. Në vitin 1976 ai botoi një ese, e cila po fiton shumë vëmendje sot, në epokën e Trumpit. “Ligjet Themelore të Budallallëkut Njerëzor” sjellin prova të shumta dhe alarmante, se njerëzit budallenj janë shumë më të rrezikshëm, nga sa mendojmë.

Lexo po ashtu:  Bojan Gavriloviç: "Serbët i urrejnë kroatët, kroatët i urrejnë serbët, por serbët i nënçmojnë shqiptarët". Një shkrim shkruar nga një serb për politikat serbe ndaj shqiptarëve

Cipolla ka një përkufizim teknik të një personi budalla: dikush “që i shkakton humbje një personi [ose grupi] tjetër, ndërsa vetë nuk merr asnjë përfitim, e madje vetes mund t’i shkaktojë humbje” – e kundërta e një “banditi”, i cili ndjek fitime egoiste me kosto për të tjerët.

“Ditë pas dite, me një monotoni të pandërprerë, ne ngacmohemi në veprimtarinë tonë nga individë budallenj, që shfaqen papritur në vendet më të papërshtatshme dhe në momentet më të vështira”, shkruan ai. Një pjesë e problemit është që ne supozojmë se lloje të caktuara njerëzish – njerëz të arsimuar, njerëz të pushtetshëm, profesionistë të veshur me kostume, njerëz me të cilët biem dakord me politikisht – nuk mund të jenë budallenj. Në fakt, Cipolla insiston, budallallëku shfaqet njëtrajtësisht në të gjitha segmentet e popullsisë. Por jo-budallenjtë nuk e kuptojnë këtë, kështu që ata janë të dënuar që të shastisen, pa pushim: “Gjithmonë dhe në mënyrë të pashmangshme, të gjithë e nënvlerësojmë numrin e budallenjve në qarkullim”.

Lexo po ashtu:  Shqiptari xheloz! - Gjithmonë shqiptarët kanë xhelozu me ua marrë 'i huaji' femrat.

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. “Një person inteligjent mund të kuptojë logjikën e një banditi”, shkruan Cipolla. “Veprimet e banditit ndjekin një model racionaliteti: racionalitet i keq, nëse doni, por sërish racionalitet”. Nuk ndodh kjo me budallenjtë. (Disa nga politikat e Trump-it duket se llogariten për të përfituar personalisht, por me shumë prej tyre nuk ndodh kështu: pse të shkaktojë tensione të pakuptimta diplomatike apo të bëjë deklarata që e bëjnë fajtor në lidhje me Rusinë?)

Rezultati çoroditës është se budallallëku ka fuqi – dhe budallenjtë fitojnë avantazh – për shkak se rregullat e zakonshme të strategjisë nuk zbatohen. “Për shkak të sjelljes çoroditëse të budallenjve, nuk mund të parashikohen të gjitha veprimet dhe reagimet e tyre, dhe pa kaluar shumë kohë, ti tërhiqesh në goditjet dhe lojën e budallait”.

Ka një lloj rehatie të akullt në një botë të udhëhequr nga të ligjtë, një fakt ky i cili mund të shpjegojë magjepsjen pas teorive konspirative: ato na bëjnë të ndiejmë se kontrollin e kanë njerëz të rritur, edhe nëse janë të ligj. Budallallëku nuk e ofron një ngushëllim të tillë. Eshtë shqetësues të mendosh që, ka lajme të tmerrshme, të cilat nuk i shërbejnë interesit të askujt. Dhe se përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë po ndodh, apo çfarë mund të ndodhë, janë të garantuara të dështojnë – sepse ne përpiqemi të kuptojmë rregullat e lojës, kur problemi i vërtetë është se nuk ka fare të tilla.

Lexo po ashtu:  Dalldia filoserbe në dëm të rajonit dhe pozicioni që duhet të mbajë Shqipëria në këto zhvillime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *