Kaq shumë anal/ista e kaq pak analizë!
Të gjithë ulërasin e pëllasin për skandalin e radhës, gazetarë, pozitarë dhe opozitarë që akuzojnë njëri-tjetrin për dënimin 44 milion të Arbitrazhit Ndërkombëtar, por ASKUSH nuk shtron pyetjet e duhura:
1. Pse duhet që Shqipëria ti nënshtrohet juridiksionit të Arbitrazhit Ndërkombëtar për kontrata private?
2. A ka ndonjë gazetar formim juridik për të kuptuar që Shqipëria është vend sovran e jo koloni, që Kushtetuta Shqiptare e ligjet e saja diktojnë juridiksionin shqiptar për marrëdhëniet krijuara brenda territorit shqiptar?
3. Aq më shumë kur palë është Shteti shqiptar e jo thjesht individë shqiptarë?
4. Aq më shumë kur bëhet fjalë për kontrata e para publike?
5. A e dini se kjo praktikë zbatohet vetëm për vendet e kolonizuara afrikane (Afrika subsahariane jo Maroku, Algjeria, Egjipti etj).
6. Ndoshta se kjo praktikë u intereson lobeve të huaja+oligarkisë vendase që ndajnë paratë e popullit.
7. A e dini se këtë praktikë desovraniste na e “sugjerojnë” emisarët e FMN dhe dhomës amerikane të tregtisë?
8. Ja pse nuk do dënohet askush, pavarsisht lojrave me reforma e premtime.
9. Pse nuk flasin mediat?
10. Pse heshtin këta mijëra juristë e profesorë për këto praktika kolonizuese ndaj interesave të popullit shqiptar?
*****
Ja pse shpëtimi nuk do vijë nga vota e rotacioni, por nga Revolucioni!
Nga çlirimi, çkolonizimi e sovranizimi popullor i shtetit dhe ekonomisë shqiptare!/Ledian Droboniku/