Qyteti i Jerusalemit, i cili është djepi i feve hyjnore dhe njëra prej portave më të gjera të Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një qytet i rëndësisë të veçantë edhe për nga të qenit një portë që hapet në Mesdheun Lindor.

Për këtë arsye ky qyteti me 800 mijë banorë është shumë i rëndësishëm edhe për Palestinën, por edhe për Izraelin.

Jerusalemi, i cili në gjuhën arabe quhet edhe Al-Kuds dhe në hebraishte Jerushalajm, është njëri prej qyteteve më të vjetra të botës. Së bashku me lindjen e islamit, ky qytet ka qenë edhe kibla e parë e myslimanëve para Qabes.

Profeti Muhammed (a.s.) nga Jerusalemi është ngritur në Miraxh, që është njëra prej pikave të rëndësishme në përhapjen e fesë islame dhe në këtë vend u ndërtua kompleksi i Al-Aksa.

Xhamia Al-Aksa dhe Kubetu-s Sahra janë simbolet e myslimanëve të qytetit. Jerusalemi për herë të parë është ngadhënjyer nga ana e halifes Hz. Omer.

Ky qytet sa është i rëndësishëm për islamin, në të ndodhen edhe gurthemele të besimeve të hebrenjve dhe të krishtere.

Lexo po ashtu:  Si ta ruajmë fytyrën në një botë që jeton ‘Sa për sy e faqe’…

Sipas besimit krishterë Hz. Isa është kryqëzuar këtu prandaj Jerusalemi pranohet si vend për kryerjen e haxhit për krishterët.

Ndërkaq për hebrenjtë ky qytet është i veçantë pasi Mbreti Davud e kishte ngadhënjyer në shekullin e 10-të para erës sonë.

Shkëlqimin Jersualemi ka fituar nën administrimin e Perandorisë Osmane për 4 shekuj. Muret mbrojtëse përreth qytetit,dyqanet dhe infrastruktura u ndërtuan nga ana e Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshëm.

Këto mure tani ndajnë nga njëra-tjetra lagjet e Gregorianëve armenë, ato krishtere, hebreje dhe të myslimanëve.

Qyteti i vjetër është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Edhe pse ky qytet në vete mirëpret një numër të madh të vendeve të shenjta, ai gjatë historisë ka qenë skenë e shumë luftërave.

Gjatë shekujve 11-13 janë organizuar kryqëzatat dhe luftërat e mëdha për kontrollimin e Jerusalemit por ka ngadhënjuar Salahuddin Ejubi i njohur si “ngadhënjyesi”.

Jerusalemi, i cili shumë herë është rrënuar dhe rindërtuar, ai mes viteve 1517-1917 (400 vjet) ka qenë nën sovranitetin osman,dhe pas 1917 deri në 1947 nën sovranitetin anglez kur edhe u nda në dy pjesë në atë lindor dhe përëndimor gjegjësisht në musliman dhe hebrej.

Lexo po ashtu:  Perandoria Osmane hapi qindra shkolla serbe në Kosovë

Pas betejave të viteve 1967 Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor dhe për gjysmëshekulli është duke bërë përpjekje për të kolonizuar dhe larguar palestinezët e mbetur atje.

Edhe pse Izraeli në vitin 1980 kishte shpallur Jerusalemin kryeqytet atë nuk kishin pranuar asnjë shtet sepse sipas vendimeve të Kombeve të Bashkuara Jerusalemi konsiderohet qytet i okupuar.

Vendimi i qeverisë Trump në vitin 2017 për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem u dënua nga pjesa tjetër e botës dhe nga klerët fetarë.

Aktualisht në Jerusalem funksionon vetëm ambasada e SHBA-së dhe e Guatemalës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *